Meteorologia Lajda Porja zbulon njeriun që i ka rrëmbyer zemrën (Foto)
Meteorologia Lajda Porja ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, por jo për të folur për ndryshimet e motit. Ajo këtë herë ishte së bashku me bashkëshortin e saj, Olsi Nunaj, për të rrëfyer më shumë për jetën e tyre bashkë dhe lidhjen e gjatë të dashurisë. Çifti janë bashkë prej më shumë se 7-vjetësh, por zyrtarisht janë martuar para 4 vitesh.
Lajda dhe Olsi rrëfyen edhe historinë e tyre të bukur të dashurisë: “Ne jemi njohur nëpërmjet një shoqërie të përbashkët, një kolegia ime ishte edhe ish-kolege e Olsit.
Në atë periudhë nuk e kisha në plan të krijoja lidhje, doja të vazhdoja masterin në Sudei. Ishte këmbëngulja e të dyja palëve dhe kemi pirë kafe. Olsi më shkruan në Facebook: Si është deti, i ngrohtë apo i ftohtë? i thashë ishte i vakët (qesh). Takimet tona kanë qenë përgjithësisht në natyrë. Marrëdhënia jonë ka ardhur gradualisht dhe nuk e kam menduar që do ta dua kaq shumë”,- tha Porja.
Ndërkohë që rrëfenin historinë e tyre të dashurisë, ata janë njoftuar se në studio ka mbërritur edhe një buqetë me lule. Lajda, e sigurt që nuk ishte nga Olsi (sepse ai e ka bezdi të dhurojë lule), nxitoi të lexojë pusullën për të mësuar kush ia dërgonte. Kur pa që ishte pikërisht ai që ia kishte bërë surprizë buqetën me trëndafila u lumturua dhe tha se këtë nuk e kishte pritur. Në fund, për ta falënderuar, Lajda i dhuroi si shkëmbim një puthje.