“Mezi po pres për të ardhmen”, Elvana jep mesazhin pas zhgënjimit në Festival

Elvana Gjata mezi po pret të ardhmen për sjelljen e projekteve të reja muzikore.

Pasi doli e zhgënjyer nga Festivali i RTSH, këngëtarja po punon me Dj Andy Gramm dhe stilistin Valdrin Sahitin, të cilët i ka konsideruar vëllezërit e saj.

Ndërsa u premtoi fansave se “plasje të reja tëmthi ju presin”.

Duket se ky është një mesazh nga Elvana se asgjë nuk e ndal në karrierën e saj muzikore dhe për të sjellë muzikë të re për fansat e saj.

Kujtomë se renditja e saj në vendin e dytë në Fest ’58 shkaktoi polemika të mëdha dhe Elvana shprehur hapur indinjatën e saj që “Me tana” nuk u përzgjodh kënga fituese.

SHKARKO APP