Michael B. Jordan shpallet mashkulli më seksi për vitin 2020

Michael B. Jordan është shpallur nga revista “People” si mashkulli më seksi për vitin 2020. Lajmi u bë me dije në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”. Duke folur për këtë vlerësim, aktori tha: “Është një ndjenjë e veçantë. Të gjithë bënin shaka, duke më thënë ‘Mike, kjo është diçka që me siguri ti nuk do e marrësh kurrë’. Por është një grup i mirë për t’u bërë pjesë e tij”.

Kur gjyshja ime ishte gjallë, ajo i koleksiononte revistat e People dhe më pas natyrisht që mami dhe tezet e mia e lexonin shumë. Dhe padyshim që këtë kopertinë do e vendosin në një vend të veçantë”, shtoi më tej Jordan. Jordan gjithashtu është përfshirë kohët e fundit në listën e 100 njerëzve më me ndikim të vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?