Michael Buble tërhiqet nga “Brit Awards”, do kujdeset për djalin me kancer

Këngëtari Michael Buble raportohet se ka anuluar pjesëmarrjen e tij si drejtues i “Brit Awards”, për t’u kujdesur për djalin e tij të sëmurë me kancer.

Ylli 41-vjeçar, është shprehur se parësore për të për momentin është që t’i shpëtojë jetën djalit të tij 3-vjeçar, Noah.

“Për momentin prioritet i tij është familja. Ishte vendim i vështirë, por Michael ka vendosur që ta lërë anash udhëheqjen e ‘Brit Awards”, ka thënë një burim për gazetën “The Sun”.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve pritet të mbahet më 22 shkurt në Londër.

SHKARKO APP