Michael Jackson kryeson listën e VIP-ave të vdekur dhe të pasur, për të shtatin vit radhazi

Mbreti i pop-it, Michael Jackson, kryeson listën “Forbes” për pasanikët mes personave të famshëm që nuk jetojnë më, për të shtatin vit radhazi. Këngëtari ka fituar 60 milionë dollarë nga tetori i vitit 2018. Të ardhurat nga muzika u rritën në 2,1 miliardë dollarë, nga 1,8 që ishin vitin e kaluar, ndërsa katalogu i këngëve të tij dhe një koncert madhështor në Las Vegas gjithashtu ka kontribuar në arritjen e shumës.

Pas tij, me 21 milionë dollarë më pak të fituar vjen një tjetër ylli muzikës i quajtur “Mbreti”. Elvis Presley ka fituar gjatë vitit të kaluar 39 milionë dollarë, jo vetëm nga muzika, por edhe nga të ardhurat e mbledhura nga gati 500 mijë turistë që vizitojnë shtëpinë e tij në Memfis, Tenesi.

Në vend të tretë renditen Charles Schultz, krijuesi i librit me vizatime, të bërë edhe film i animuar, “Peanuts”. Lista vazhdon me golfistin Arnold Palmer, Bob Marley, Autorin i “Dr. Seuss”, John Lennon, Marilyn Monroe, Prince dhe Nipsey Hussle, reperi i vrarë këtë vit në Los Anxhelos.

SHKARKO APP