Michelle Obama e nominuar për një çmim “Grammy”
Ish-Zonja e Parë dhe autorja me librin më të shitur të vitit, Michelle Obama është nominuar për një çmim ”Grammy” për librin e saj të publikuar në vitin 2018. Pasi u kurorëzua me titullin “Gruaja më e admiruar në botë” në fillim të këtij viti, ajo siguroi edhe një nominim në kategorinë për e librit më të mirë narrativ me fjalë, në edicionin e 61-të të “Grammy Awards 2020”, shkruan DailyMail.
Obama do të jetë kundër një përzierje eklektike të autorëve dhe argëtuesve në këtë kategori, të cilat përfshijnë vepra të poezisë dhe tregimit, si dhe libra të tjerë me zë. Në mesin e kandidatëve të tjerë janë anëtarët e Beastie Boys, aktori-regjisori John Waters, poeti Sekou Andrews dhe muzikanti Eric Alexandrakis. Kategoria “Spoken Word” ka një histori të gjatë të fituesve dhe kandidatëve politikë, të cilët përfshijnë burrin e Michelle Obamës, Barack, i cili dy herë e ka ngritur trofeun në vitet 2006 dhe 2008.
Libri tani i nominuar nga Grammy, “Becoming”, është afër të bëhet libri narrativ me kujtime më i shitur ndonjëherë, sipas botuesit “Penguin House”, që ka shitur më shumë se 10 milionë kopje që nga marsi i këtij viti.