Middleton bën paraqitjen e parë pas lajmit se është shtatzënë
Dukesha e Cambridget, Kate Middleton ka bërë paraqitjen e parë publike që nga publikimi i lajmit se ajo është shtatzënë, duke shoqëruar bashkëshortin e saj, Princin William dhe vëllanë e tij Princi Harry, në një ngjarje zyrtare që e shënoi Ditën Botërore të Shëndetit Mental. Muajin e kaluar William dhe Kate e bënë të ditur lajmin se janë në pritje të fëmijës së tretë dhe se njësoj sikurse në dy shtatzënitë e para, Kate edhe këtë herë po vuan nga mundime të rënda të mëngjesit. Muajin e kaluar, ajo ishte shumë e sëmurë për ta dërguar të birin George në ditën e parë të shkollës, detyrë kjo e cila i mbeti Williamit. Ndërsa paraqitja e fundit e Katet në publik ishte kur ajo iu bashkëngjit Williamit dhe Harryt në një vizitë të parkut publik në pallatin Kensington, i krijuar në kujtim të nënës së tyre të ndjerë, Princeshës Diana. Kate, titulli zyrtar i së cilës është dukeshë e Cambridget, dukej në gjendje të mirë shëndetësore në këtë ngjarje dhe në profil i vërehej edhe barku i fryrë.