Mihrije Braha nuse tradicionale, i ‘merr dorën’ vjehrrës në emision (Video)
Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë qenë të ftuarit e radhës në emisionin “N’Kosovë Show”.Çifti i njohur i skenës shqiptare ka folur për të rejat e tyre në karrierë, ndërsa nuk kanë hezituar të flasin edhe për jetën private.
Në një moment, moderatori i emisionit ka pyetur këngëtaren se si i ka raportet me vjehrrën. Mihrija këngëtarja ka thënë se që në fillim i ka ruajtur raportet e mira me gjithë familjen e Naimit dhe jo vetë me vjehrrën.
Dhe pikërisht në këto momente, në skenë janë futur prindërit e Naimit, të cilët surprizuan çiftin. Në momentin që ata hynë në emision, të dy u ngritën në këmbë për t’i takuar dhe përqafuar.
Ndërsa, Mihrija nuk ka nguruar të bëjë edhe adetin e njohur të nuseve shqiptare, marrjen e dorës. Harmonia mes tyre tregonte më së miri se të gjithë protagonistët e kësaj familje ruajnë raporte shumë të mira. Momenti i takimit është në minutën 44:10.