Mikesha e Kujtim Prodanit tregon për lidhjen që ai nuk e bëri kurrë publike: I është shkulur zemra

Ndarja nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani preku shumë miq, kolegë e të gjithë publikun, por edhe dikë në veçanti, partneren e tij.

Kujtimi nuk e bëri kurrë publike faktin që ishte në një lidhje dashurie dhe gjithmonë ka qenë i rezervuar për këtë pjesë, por sot miqtë e tij të ftuar në emisionin “Rudina”, kanë zbuluar se Kujtimi kishte dikë që e donte shumë e të cilës iu shkul zemra pasi mori lajmin e kobshëm.

“Mikesha e tij e zemrës ishte shoqe, partnere e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më. Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi. Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk luftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që humbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë”, tregoi skenaristja Alda Bida.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?