Mikesha e saj u gjet e vdekur, Rita Ora jep mesazhin prekës pas vetëvrasjes së moderatores

Ditën e djeshme në media bëri bujë lajmi se një nga moderatoret më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, Caroline Flack, ishte gjetur e vdekur në banesën e saj më 14 shkurt. Lajmin e trishtë e dha familja e moderatores për mediat e huaja dhe besohet të ketë vrarë veten.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte mikeshë e ngushtë me moderatoren. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto me 40 vjeçaren dhe shpreh ngushëllimet e saj. Po ashtu Rita ka shkruar një mesazh që duhet lexuar nga të gjithë për të shërbyer si mësim.

“Caroline, ti ishe një dritë e vërtetë për këdo që takove dhe akoma mund ta dëgjoj të qeshurën tënde. Të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Isha e bekuar që të kisha shoqe.Shpresoj që vdekja jote nuk ishte e kotë dhe të gjithë të marrin një mësim sot. Le t’i themi stop poshtërimit publik, sharjes dhe ngacmimit nga media. Le të ndalojmë së synuari të rinjtë.

Le të qëndrojmë së bashku dhe të përdorim mediat sociale më me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutemi shikoni përreth për të parë se cili nga miqtë-familja juaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack, familjen dhe miqtë e saj gjatë këtyre momenteve tragjike”, shkruan Rita.

SHKARKO APP