Mikja e ngushtë zbulon sëmundjen që i mori jetën aktores Shpresa Bërdëllimës

Ditën e djeshme është përcjellur për në banesën e fundit aktorja e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima.

Protagonistja e disa filmave të suksesshëm, nuk arriti t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë, nga e cila vuante prej dy vitesh.

Dhe ditën e djeshme e ftuar tek emisioni i mbasdites ‘Rudina’ mikja e saj më e mirë Suzana Turku tregoi se nga cila sëmundje vuajti aktorja.

“Shpresa kishte disa kohë që nuk ishte mirë.U takova dhe vjet erdhi me të bijën. Vajza kujdesej kaq shumë për të. Se nuk ishte mirë as atë kohë. Shpresës ja mori jetën sëmundja e shekullit kancerii gjirit. Fola pak ditë para se të ndërronte jetë. Ishtë gjithë energji. E donte jetën. Pastaj ca ditë më vonë i shoqi më mori në telefon dhe më tha: Do të jap një lajm të keq Suzana’ u shpreh ajo duke mos e fshehur dhimbjen për humbjen e mikes së shtrenjtë.

Shpresa u nda nga jeta në qytetin e Belgjikës, duke lënë pas shumë dhimbje dhe kujtime jo vetëm tek njerëzit e dashur, por edhe tek ata që e ndoqën dhe e deshën gjithmonë në rolet e saj të shumta.

SHKARKO APP