Mikrofon prej floriri dhe pëllum prej ari! Lady Gaga kuqezi në inagurimin e Biden (FOTO/VIDEO)

Një nga artistet që loboi për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ishte edhe Lady Gaga. Jennifer Lopez dhe Gaga ishin dy nga artistet që performuan gjatë inagurimit të presidetit të 46-të të SHBA-ve, Joe Biden.

Kështu ishte rradha e Biden që të bënte diçka për yllin e popit. E para që që u ngjit në skenë ishte Lady Gaga e cila performoi me bandën e marinës amerikane himnin kombëtar.

Në këtë ditë speciale për Amerikën, Gaga kishte veshur një fustan të zi në pjesën e sipërme dhe i kuq e paksa i fryrë poshtë. Këngëtarja performoi me një mikron prej floriri dhe në xhaketën e saj kishte vendosur një pëllumb prej ari.

SHKARKO APP