Miku i princeshës: Diana donte të vriste veten
Miku më i mirë i princeshë Dianës, ka bërë rrëfimin e rrallë për vdekjen e saj. Derek Deanes i rrëfeu moderatores, Barbara D’Urso se Diana kishte menduar vetëvrasjen kur zbuloi se Princ Çarlsi e tradhtonte me Camilla-n. Madje princesha e kuptoi se Çarli ishte i dashuruar me Camilla-n që kur po martoheshin.
Diana pati edhe një përballje me Camilla-n të cilës i kërkoi që ta linte bashkëshortin e saj të qetë.” Ti do të bëhesh mbretëreshë, ti je nëna e fëmijëve të tij, ti je gruaja e tij. Çfarë do më shumë?”, ka qenë përgjigjia e kësaj të fundit sipas Deane.
”Princesha ra në depresion dhe vuante nga bulimia. Ne biseduam për një kohë të gjatë për këtë çështje dhe ajo më tha se kishte ardhur në pikën që po mendonte të kryente vetëvrasje. Vetëm dashuria dhe përkushtimi ndaj fëmijëve e ndaloi. Jetoi për fëmijët e saj të cilët ishin gjëja më e rëndësishme për të”, tha ai.

KOHA JONË SONDAZH

