Milan, ja komunikata zyrtare mbi gjendjen e El Shaarawy-t

Nëpërmjet sajtit zyrtar në internet, Milani ka publikuar buletinin mjekësor lidhur me gjendjen fizike të sulmuesit Stephan El Shaarawy. "Pas demtimit të 24 janarit, Stephan El Shaarawy i është nënshtruar kontrolleve radiologjike dhe vizitës së specializuar me profesor Niek Van Dijk. Përfundimet janë të kënaqshme, fraktura në këmbën e djathtë po kosolidohet. Tani duhet të bëjë një periudhë pushimi për rreth një muaj dhe më pas do ti nënshtrohet një tjetër kontrolli të specializuar", thuhet në njoftimin e AC Milan.

SHKARKO APP