Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth zyrtarisht single, finalizojnë divorcin

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë finalizuar praktikat e divorcit të paraqitura 5 muaj më parë në gjykatë dhe tani janë zyrtarisht beqar. Cifti i aktorëve u nda në gusht të 2019 pasi popstari u pa në bordin e një yahti me ish bashkëshorten e Brody Jenner, Kaitlyn Carter.

13 muaj nga martesa e tyre, Miley 27 vjeç dhe Liam 30, janë sërish dy njerëz të lirë. Në të vërtetë të dy tashme kanë lidhje të reja dashurie. Këngëtarja e ‘Wrecking Ball’ është fejuar prej disa muajsh me Cody Simpson, artist australian, ndërsa aktori i ‘Hunger Games’ është në një lidhje me modelen Gabriella Brooks.

Burime pranë Miley thonë që këngëtarja është shumë e lumtur me Cody dhe që të dy kanë kaluar një Krishtlindje të mrekullueshme me familjen e tij. Ndërsa për sa i takon Liam, i cili është parë shpesh herë me bukuroshen Gabriella Brooks, gjërat janë ndryshe: “Liamit i mungon shumë Miley.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do ta dojë gjithmonë atë. Cifti është ndarë sepse Liam ka kuptuar që martesa e tyre nuk mund të ishte tradicionale. Ka qenë shumë e vështirë për të, por edhe për Miley martesa e tyre nuk ka funksionuar. Të dy donin të jetonin jetën e tyre në mënyra të ndryshme’, duke ju referuar intervistave të miqve të aktorit dhënë për revistën Hollywood Life.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?