Miley Cyrus edhe njëherë në rolin e Hannah Montana…

Miley Cyrus është nga aktoret më të njohura nga adoleshentët në botë, kjo falë rolit të saj karizmatik Hannah Montana, seriali i njohur prodhuar nga “Disney”. Ndonëse për shumë vite nuk u pa e pranishme në aktrim, madje dalëngadalë filloi të humbiste karrierën e saj, prapë se prapë Miley nuk harrohet lehtë. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një nga spektaklet më të njohur amerikan “Jimmy Fallon Show”. Miley u detyrua nga moderatori që të kthehet edhe njëherë në rolin e Hannas, madje për t’ia lehtësuar këtë Jimmy veshi një fustan ngjyrë pink, vuri paruken dhe filloi të aktronte bashkë me të, si të ishte “shoqja” e ngushtë e saj në films. Të dy së bashku kanë krijuar skena humoristike, duke transmetuar shumë të qeshura te shikuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?