Miley Cyrus pritet ta rikthejë Hannah Montanën

Këngëtarja njoftoi së kënga e re e saj “Malibu” do të lansohet të enjten e ardhshme, më 11 maj.

Këngëtaren amerikane jemi mësuar ta shohim gjithnjë me pamje të reja të shumë të guximshme, me fustane shumë të hapura që shumë artistë në botë nuk kanë fare guximin ta bëjnë.

Mirëpo Cyrus ka përgatitur diçka më ndryshe këtë herë.
Këngëtarja njoftoi së kënga e re e saj “Malibu” do të lansohet të enjten e ardhshme, më 11 maj.

Cyrus dha të gjitha detajet e reja në lidhje me epokën e re që ajo po deklaron se do të fillojë.

E përshkruar nga ajo si “ e diskutueshme si ëmbëlsia e saj”, kënga është një përshkrim me të fejuarin e saj Liam Hemsworth dhe jetën e tyre në shtëpinë e saj të sapoformuar në Malibu, raporton Billboard.
Por më e rëndësishmja e gjithë kësaj është se kënga sinjalizon një rikthim pothuajse tronditës në rrënjët e saj, vajzën e mirë dhe të butë që e luante në Disney Chanel si Hannah Montana. / KultPlus.com

SHKARKO APP