Miley Cyrus rrëfen rikthimin me ish të fejuarin dhe marrëdhëniet me kanabisin
Ajo i ka kaluar vitet e fundit si një përkrahëse e fortë e marijuanës. Përveç veshjeve të saj me gjethe të bimëve narkotike, ajo ka këngë rreth “tymosjes”, madje mbahet mend kur ajo tymosi një cigare me kanabis në European Video Music Awards në 2013. Por tani, Miley Cyrus është duke “u pastruar” nga veset e këqija, madje tregohet e matur dhe këtë ajo e ka vërtetuar në një intervistë për revistën Billboard. “Është çmenduri, por nuk kam tymosur për më shumë se tre javë dhe kjo ka qenë periudhë e gjatë”, rrëfeu ajo në muajin prill. “Më pëlqen ta rrethoj veten me njerëz që më bëjnë të dua të bëhem më mirë, më e zhvilluar, më e hapur”. Miley, e cila ka qenë larg mediave deri tani, më në fund ka rrëfyer për rindezjen e romancës së saj me Riam Hemsworth. Marrëdhënia e tyre filloi në setin e filmit të tyre 2010 “The Last Song”, kur Miley ende njihej si një këngëtare e muzikës pop me flokë të gjatë dhe zeshkane. Gjatë rrjedhës së marrëdhënieve të tyre, ajo filloi të rindërtojë imazhin e saj nga Hanah Montana e Disney, në një provokatore që tymoste sidomos me twerk-un famëkeq me Robin Thicke në 2013 në Video Music Awards. Rishqyrtimi i imazhit thuhet se ka marrë faturat për marrëdhënien e saj me Liam, pasi ata i dhanë fund fejesës së tyre në vitin 2013. Por në prill të vitit 2016, ata u panë së bashku në restorantin Vegan Gracias Madre dhe u kthyen bashkë që nga ajo kohë. “Na duhej të binim sërish në dashuri me njëri-tjetrin,” tregon Miley në Billboard. Miley së shpejti do të publikojë albumin e saj të ri “Malibu” dhe do të ngjitet në koncertin e Kiis FM’s Wango Tango. Po ashtu pritet që në të njëjtin koncert të performojë edhe motra e saj e vogël, Noah.