Miley Cyrus sulmon Dolce & Gabbana

Ylli i pop-it ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje me Dolce & Gabbana. Miley Cyrus me anë të një postimi në Facebook ka shprehur falenderimit e saj për dizenjuesit e modës në Itali për ftesën që i kanë bërë vëllait të saj për të sfiluar në shfaqjen e tyre në Milano, por më pas ka kaluar në kritika. “Unë nuk pajtohem me politikën që ju ndiqni”, shkruan këngëtarja. “Por mbështes përpjekjet e kompanisë suaj për të promovuar artistët e rinj, duke i dhënë mundësinë që të japin më të mirën e tyre”. Mesa duket fjalët e saj mund të kenë pasoja për karrierën e modelimit të vëllait të saj më të vogël Braison, 23-vjeç, i cili kohët e fundit ka punuar me këtë markë. Us Weekly ka raportuar se bashkëthemeluesi i markës Stefano Gabbano tha se nuk do të punonte më me Braison, pasi mori kritika nga Miley për pikëpamjet e tyre poltike.

 

SHKARKO APP