Miley dhe Liam mund të kthehen sërish bashkë?

Nëse ndjekësit në rrjete sociale kanë menduar se historia mes Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus ka përfunduar mund të jenë edhe gabim. Mikesha e tyre e afërt, Amazon Ashley ka kthyer shpresat për një rikthim mes tyre.

Në një intervistë që ka dhënë për mediat e huaja ajo është shprehur se ndoshta historia e tyre mund të kthehet në normalitet.

“Ky është vetëm një kapitull i ri. Nuk do surprizohesha nëse ata do ktheheshin përsëri bashkë. Në zemrën time, ndjej se ata janë të destinuar për njëri-tjetrin. Ata vazhdimisht gjejnë rrugën drejt lidhjes së tyre. Mendoj se ajo ka qenë më e lumtur se kurrë me Liam-in. Mungesa e bën zemrën të rritet edhe më shumë, ndaj ndarja është e nevojshme që të duash përsëri atë që kishe”,-është shprehur ajo.

Nuk dihen nëse diçka e tillë do të ndodhë pasi të dy kanë nisur lidhje të tjera dhe duket mjaft të lumtur në krahë të partnerëve të rinj.

SHKARKO APP