Miley i dedikon këngë ndarjes nga Liam (VIDEO)
Në mesnatë, Miley publikoi këngën e saj të re, “Slide Away,” që mesa duket i dedikohet ndarjes nga Liam Hemsworth. Miley dhe Liam deklaruan ndarjen të shtunën, por prej kohësh qëndronin larg njëri-tjetrit. Miley la të kuptohej se po regjistronte këngë të reja pak ditë më parë.
Më poshtë gjeni tekstin dhe referencat Liam.
Një herë e një kohë, ishte parajsë
Një herë e një kohë, isha e paralizuar
Do më marrë malli për dritat e molit
Por është momenti ta lë pas
Miley dhe Liam ishin bashkë për dhjetë vjet dhe ndaheshin e bashkoheshin shpesh. Pasi u ndanë për herë të fundit, Miley u prononcua për herë të parë në Instagram. “Mos e kundërshtoni evolucionin sepse s’do të fitoni ndonjëherë. Porsi mali në të cilin po qëndroj, që dikur ishte nën ujë, i lidhur e Afrikën, ndryshimi është i pashmangshëm. Dolomitet nuk u krijuan brenda natës. U deshën miliona vite që të formohej kjo bukuri madhështore. Babi më thotë gjithnjë: ‘Natyra s’nxiton ndonjëherë, e s’është kurrë vonë.’ Zemra më mbushet me paqe dhe shpresë sepse e di që është e vërtetë. Më mësuan të respektoj planetin dhe proceset e tij dhe pikërisht të njëjtën gjë do të bëj dhe me veten,” shkruan Miley.
Një herë e një kohë, ishte bërë për ne
U zgjova një ditë, dhe u shndërrua në pluhur
Në një intervistë për GQ, Hemsworth tha se e dinte që në fillim se do të martohej me Miley-n. “Isha 18 vjeç kur njoha Miley-n,” nisi ai. “Ramë në dashuri shpejt dhe kishim një lidhje shumë të fortë. E dija që ne do të përfundonim bashkë, por s’kishim në plan një dasmë. Pastaj, kur përjeton diçka prekëse [si shtëpinë që humbëm nga zjarri], të afron më tepër. Na dukej sikur kishim humbur një pjesë të rëndësishme të jetës dhe prandaj donim të krijonim diçka të re. Doli diçka e mirë nga një situatë e tmerrshme. Do të ndodhte vetiu, thjesht zjarri e përshpejtoi pak.”
Zemër, na gjetën, por tani humbëm sërish
Prandaj është momenti ta lëmë pas
Dua shtëpinë time në kodër
Miley dhe Liam humbën shtëpinë e tyre në Malibu si pasojë e zjarreve që goditën Kaliforninë. Për momentin, po e rindërtojnë dhe Miley po jeton në pronën ngjitur.
Nuk dua uiski dhe kokrra
Një burim tha për People se Miley-t nuk i pëlqenin daljet e shpeshta të Liam dhe veset e pashëndetshme.
Unë nuk heq dorë lehtësisht
Por këtë s’mund ta bëj më
E! raportoi se Miley luftoi për martesën me Liam dhe s’donte të hiqte dorë. “Miley s’ka ndërmend të kërkojë divorcin,” tha burimi. “Ajo donte që kjo martesë të funksiononte dhe është ende e gatshme t’i japë kohën që nevojitet. Por tëjetuarit në publi i ka vështirësuar gjërat. S’di çfarë të bëjë.”
Kështu që, largohu ngadalë
Drejt oqeanit, unë do t’i kthehem dritave të qytetit
Romanca e Miley dhe Liam nisi kur ajo ishte ende adoleshente në sheshxhirimin e The Last Song. Të dy janë rritur dekadën e fundit.