Ministri la gruan dhe fëmijën për këtë modele
Diana Avdiu, modelja e njohur kosovare, ka arritur t’ia marrë zemrën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit. Burime të Gazetës Express thonë se Blerandi është aq i dashuruar me Dianën, saqë e ka braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël.
Lajmi se Blerand Stavileci është ndarë me gruan e tij bërë shumë bujë ditën e djeshme, por asnjë prej personazheve nuk reagoi publikisht.
Gazeta Express ka arritur sot të kontaktojë me modelen Diana Avdiu, e cila përfolet se është në lidhje me Stavilecin.
Ajo as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë.
“Mediat më kanë lodhë, vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë”, ka thënë ajo, ku edhe nuk u përgjigj në pyetjen e Express për lidhjen me Stavilecin.
Duket se i ka “djegur” më shumë fakti se askush nuk e ka kontaktuar atë, sesa fotot dhe lajmi që është publikuar për të. Nuk ka thënë asnjë fjalë më shumë rreth kësaj ngjarje.
Në fakt, nuk dihet se pse Diana është lodhur nga mediat, meqenëse mediat nuk e kanë përmendur emrin e saj – thjesht kanë aluduar në një modele. Fakti se ajo e ka identifikuar vetën me këto shkrime, ndoshta flet diçka.
Ndryshe, Ministri Stavileci ishte bërë baba për herë të parë, para dy-tri vitësh. Ai, pasi ishte bërë baba, bombardonte opinionin nga faqja e tij në Facebook me foto të familjes, duke shprehur dashurinë e tij të zjarrtë ndaj bashkëshortes dhe vajzës. Kjo gjë, e cila vlen vetëm për bashkëshorten, paska qenë afatshkurtër. /GazetaExpress/