Mira Murati, shqiptarja e vetme këtë vit në ”Met Gala 2026”

Themeluesja e Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, shqiptarja Mira Murati u shfaq në Met Gala 2026. Ajo kaloi në tapetin e kuq në Metropolitan Museum of Art në New York, në një edicion me temë “Costume Art” dhe kod veshjeje “Fashion is Art”, ku të ftuarit u kërkua të sillnin paraqitje që e trajtojnë modën si formë arti.

Murati zgjodhi një paraqitje elegante dhe të guximshme: ajo u shfaq me një fustan të zi të gjatë, të mbuluar me detaje/gurë në ngjyrë të verdhë (të artë), që krijonin efekt shkëlqimi në të gjithë veshjen.

Fustani kishte edhe dekolte të hapur në formë “V”, ndërsa silueta e tij ishte e ngushtë dhe e strukturuar, duke theksuar linjat e trupit. Ajo e kombinoi pamjen me një stil minimalist në pjesën e aksesorëve dhe me flokë të lëshuar, çka e mbajti fokusin te fustani dhe te detajet e tij, të cilat përshtateshin me frymën e këtij viti, ku veshjet u trajtuan si “piktura” dhe si pjesë e një ekspozite të gjallë në tapetin e kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?