Miranda Kerr shfaq unazën e fejesës

Supermodelja Miranda Kerr ka pranuar propozimin për martesë të themeluesit të Snapchat dhe nga Santa Monica e Kalifornisë ka shfaqur unazën e fejesës. Si gjithmonë 33-vjeçarja ka treguar edhe linjat e veta prej supermodeleje. Miranda dhe Evan Spiegel, 26 vjeç, janë në romancë me njëri-tjetrin që prej një viti dhe nëse kjo romancë do të kurorëzohet me martesë, kjo do të ishte e dyta për bukuroshen, pas asaj me aktorin Orlando Bloom.

SHKARKO APP