Miri i jep mesazh me kode Selinës: Po vdes të të përqafoj, s’di si po e mbaj veten

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania situatat dhe tensionet vijojnë të mbajnë gjallë dinamikën e lojës, duke sjellë momente të papritura dhe emocionale. Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim surprizë, duke lejuar banorët e izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi” të rikthehen përkohësisht në shtëpinë e madhe, bashkë me banorët e tjerë. Megjithatë, ky rikthim u shoqërua me një kusht të prerë: banorët e “Akuariumit” lejoheshin të komunikonin vetëm mes tyre dhe jo me pjesën tjetër të shtëpisë. Në rast shkeljeje të rregullit, ata do të riktheheshin menjëherë në izolim.

Gjatë mbrëmjes, Kristi dhe Miri ndodheshin të shtrirë në krevatin ku flenë Selin dhe Miri.

Për shkak të rregullit që e ndalonte të fliste drejtpërdrejt me Selin, Miri u detyrua t’i përcillte ndjenjat e tij përmes Kristit, duke e kthyer situatën në një komunikim indirekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“O Kristi, unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten, por është një gjë që ssss… vdiqa,” u shpreh Miri, duke përdorur Kristi si “ndërmjetës” për mesazhin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi duket se u kuptua menjëherë nga Selini, e cila iu afrua Kristit dhe e përqafoi, në një gjest simbolik që u interpretua si përgjigje ndaj ndjenjave të Mirit dhe si shenjë se mesazhi kishte mbërritur tek ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?