Miri mëson deklaratën e babait të Selin, ja si ishte reagimi i tij

Kutia e Pandorës u hap mbrëmjen e djeshme në BBVA nga Miri.

Ana pozitive e kësaj sfide ishte takimi me vajzën e tij, ndërsa ana negative konsistoi në përballjen me një akuzë të rëndë, e bërë ndaj tij nga babai i Selin.

“Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte deklarata e fortë që Miri dëgjoi nga babai i Selin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj, Miri reagoi i prekur dhe i fyer: “Ndihem i fyer, sepse nuk ka qenë ky qëllimi im. Nuk jam pervers, kam parimet e mia në jetë. E di çfarë është dashuria e prindit për vajzën dhe jam përpjekur të mbaj distancë për të mos u keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i cenuar, i kërkoj ndjesë, por nuk ka qenë ky qëllimi im”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse do të ketë një ndryshim në qëndrimin e tij ndaj Selin, Miri tha se do të reflektojë: “Unë e kam parë gjithmonë me admirim atë vajzë, sepse për moshën që ka kam pasur vlerësim për të. Shpesh e kam parë si vajzën time dhe kam thënë: dashtë Zoti, vajza ime bëhet një ditë si ajo. Patjetër që do të ketë ndryshim. Do ta vazhdoj marrëdhënien me më shumë rezervë, sepse nuk dua të perceptohem nga familja e saj ashtu siç jam perceptuar.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?