Miri nuk ndalet, kërcënon sërish Shëndritin: Të mbys

Kërcënimet në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 5” janë bërë të përditshme. Disa ditë më parë, Shëndriti, Miri dhe Rogerti u përfshinë në një debat që rezultoi me kërcënime ndaj Shëndritit, teksa i thonin: “Të tregojmë ne bijtë e kujt jemi, të mbysim këtu”.

Duket se tensioni vazhdoi edhe sot, pasi u soll në vëmendje se ky videoklip nuk u shfaq në Prime. Shëndriti tha: “S’e kanë qitë se ‘të vras me ke thënë’ nuk e harroj”. Miri i përgjigjet: “Të kam thënë ‘të mbys’, të kam thënë edhe nëse ma thua edhe njëherë të mbys. Ma thuaj edhe njëherë, po pate atë prapanicën!”.

Shëndriti replikon: “Jo, frikësohem. Nuk dua të më vrasë askush, nuk dua të më vrasin për një fjalë”. Miri shton: “Se mu atë më thuash ‘bir…bir ashtu’, s’ka bir nëne të ma thotë”, duke iu referuar faktit që Shëndriti i pati thënë “Hijo de puta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?