Miri zgjidhet lideri i ri, dërgon në nominim dy çifte banorësh
Banori Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë në Big Brother VIP Albania, pas televotimit “flash” që u hap gjatë spektaklit “Prime”.
Si lider i shtëpisë, ai kishte një rol të rëndësishëm në procesin e nominimeve për spektaklin e së shtunës, duke vendosur që në televotim të shkonin dy çifte banorësh të ndarë gjatë lojës së fundit.
Dy çifte në televotim
Miri vendosi të dërgojë në nominim çiftet:
Mateo – Gimbo
Brikena – Selin
Publiku do të vendosë përmes televotimit se cili nga çiftet do të shpëtojë nga eliminimi.
Si do të vendoset eliminimi
Sipas rregullave të lojës, dy banorët më pak të votuar nga publiku do të përballen me njëri-tjetrin. Nga kjo përballje do të përcaktohet edhe banori që do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania në spektaklin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

