Miriam Cani bën dedikimin e ëmbël të dashurisë për Albanin
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashura të publikut. Historia e tyre e dashurisë ka bërë shumë të tjerë të ëndërrojnë dhe të frymëzohen. Dhe dedikime si ky që ka bërë Miriami së fundmi pa dyshim që marrin të gjithë vëmendjen.
Ajo ka publikuar një foto, ku shfaqen të kapura duart e saj dhe të Albanit, me në sfond një nga këngët më romantike. “Përgjithmonë”, shkruan këngëtarja krahas videos dhe me siguri të gjithë janë emocionuar. Kujtojmë se dyshja e njohur janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalit Duam.