Miriam Cani nostalgjike, poston në Instagram një foto me bashkëshortin: 13 vite më parë…
Këngëtarja e njohur Miriam Cani në këto kohë karantine duket se është bërë shumë nostalgjike. Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një foto të 13 viteve më parë me bashkëshortin e saj Alban Skënderaj.
‘13 vite më parë, të dua’ shkruan Miriam bashkangjitur fotos, ku të dy shfaqen pranë njëri-tjetrin. Albani ka komentuar poshte fotos ‘Shpirt’.
Kujtojmë që çifti i artistëve ka shumë vite të martuar dhe nga lidhja e tyre kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.