Miriami prezanton këngën e re, dedikim emocionues për Albanin

Miriam Cani ka publikuar ditën e djeshme këngën e saj më të re. “Në parajsë” titullohet hiti i këngëtares shumë të dashur nga publiku, që shoqërohet edhe me një klip shumë të veçantë buzë një liqeni.

Miriam Cani - Ne parajse (Official Video HD )

Ndërkohë në videoklip Miriami shfaqet si një zanë me fustanin e saj të bardhë. Këngëtarja ka falenderuar përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram” të gjithë bashkëpunëtorët që punuan për këtë produksion muzikor. Pasi ka falenderuar të gjithë në fund ka lënë bashkëshortin e saj.

“I fundit por jo më pak i rëndësishmi, faleminderit Alban Skënderaj për këto vargje kaq romantike. Ti je frymëzimi im i përjetshëm dhe forca ime më e madhe”, shkruan Miriam Cani në postimin e saj në “Instagram”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?