Mihrije Braha: Seksi nuk më lejon të plakem

Janë një nga çiftet më të famshëm të muzikës në Kosovë, dhe që kurrë nuk janë përfolur në media për ndonjë krisje në martesën e tyre.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi tashmë janë edhe prindër të djalit të tyre Plator, por ende sillen si dashnorë pasionantë me njëri-tjetrin. Mesa duket dinë ta ushqejnë aq mirë dashurinë mes tyre, sa ajo nuk shterron asnjëherë. Gjithsesi ekziston një sekret pas çdo marrëdhënieje që funksionon për vite e vite.

Dhe Mihrija e ka zbuluar për të gjitha mikeshat, fanset dhe kureshtarët të cilët duke parë fotot e saj të fundit në plazh çuditen se si nuk ka ende shenja plakjeje në fytyrë e trup, edhe pse e quajnë femër gjysmëshekullore për vitet që ka mbi supe. Në një intervistë pa tabu dhënë për emisionin “Prive”, Mihrija më në fund ka treguar moshën e saj, pra është 47 vjeçe. Në rrëfimin 60-sekondësh, që nuk i ka lënë shumë kohë për t’u menduar, Mihrija ka rrëfyer çdo detaj për jetën intime me Naimin, format fizike, dhe pse nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje plastike, edhe pse ajo është gruaja e një kirurgu që është marrë me muzikë.

Pyetjes nëse duket seksi vetëm në foto apo dhe në realitet, Mihrija i është përgjigjur se natyrisht që është dhe në realitet. Gjithashtu ka pohuar se janë ende pasionantë me Naimin, përderisa e presin njëri-tjetrin me padurim në shtrat, dhe se nuk bëhet kurrë xheloze për burrin e saj.

Ajo ndër të tjera ka pohuar se edhe sikur të kishte mundësi të kthente kokën pas në kohë, do të rimatrohej me Naimin, të cilin nuk e ka tradhëtuar kurrë. Më kryesorja për të është se kjo marrëdhënie e qëndrueshme e ka mbajtur të re, pasi sipas saj, seksi me një burrë të vetëm gjithë jetën e pengon të plaket, dhe për më tepër e ndihmon të ketë format trupore që ka.

Për peshën ka pohuar se maksimumi që ka arritur në kilet e saj ëshë 62 kilogramë dhe se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë e trup. Por kohët e fundit këngëtarja e ka ndarë dhe me fansat perfomancën e saj erotike, me anë të disa fotove ku demonstronte momente vetëkënaqësie. Mihrija e ka dhe një përgjigje për këtë fazë të re artistike të jetës së saj.

Ajo thotë se nuk është aspak e penduar që ka realizuar foto të nxehta në breg të detit, se iniciatori për një set të tillë është vetë burri i saj, dhe se ajo thjesht ka bërë realitet dëshirën e tij për ta parë gruan në foto të nxehta.

SHKARKO APP