“Mirupafshim të gjithëve”, Stine mashtron banorët me planin e tij të fshehtë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur pasditen e së dielës në shtëpinë e Big Brother VIP, duke tronditur banorët dhe publikun.

Në një moment, Stine mori valixhen e tij dhe u tha banorëve se dëshironte të largohej nga loja. “Do të iki, mirupafshim”, u shpreh ai, duke krijuar menjëherë tension dhe konfuzion në shtëpi.

Reagimet nuk munguan. Disa nga banorët u përpoqën ta ndalonin dhe ta bindnin të qëndronte, ndërsa të tjerë u afruan për ta përqafuar. Mes tyre ishte edhe Iliri, i cili nuk i mbajti dot lotët dhe u përlot nga situata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, pas disa minutash u zbulua se gjithçka ishte pjesë e një plani të Stines për të testuar reagimet e banorëve dhe për të parë se kush prej tyre do ta mbështeste realisht në momentet e vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët u lehtësuan pasi kuptuan se nuk bëhej fjalë për një largim të vërtetë, ndërsa ngjarja u komentua gjerësisht brenda shtëpisë si një veprim i papritur që ndryshoi klimën e lojës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?