Miss Globe 2017, 58 vajzat konkuruese mbërrijnë në Shqipëri

Finalja e madhe e eventit të bukurisë Miss Globe do të mbahet në 3 nëntor në Tiranë. Vajzat nga 58 vende të ndryshme të botës kanë mbërritur në Shqipëri dhe po vijojnë axhendën e përgatitjeve. Eventi që mban firmën e regjisorit, Petri Bozo, e kthen Shqipërinë jo vetëm në një vend të konkursit të bukurisë por promovon edhe turizmin.

Bukuritë nga 58 vende të ndryshme të botës, janë në Shqipëri për të marrë pjesë në eventin Miss Globe 2017.

Miss Globe nisi zyrtarisht, vajzat po punojnë për fotografimin për revistën zyrtare të eventit.

Shqipëria ka peisazhe të mrekullueshme dhe moti është i ngrohtë,ka favorizon edhe guidat që bëhen në qytete dhe pika të caktuara sipas axhendës së Miss Gobe.

Vajzat vizituan Tiranën, Belshin, Divjakën dhe Pogradecin.

Spektakli final do të zhvillohet në Qendren Olimpike në Tiranë në 3 nëntor. Nuk do të jetë vetëm një konkurs bukurie, por edhe një spektakël me perfomancat më të mira të artistëve.

Tashmë Shqipëria ka hyrë në axhendën e eventeve të bukurisë botërore prej 14 vitesh që Miss Globe zhvillohet në mënyrë të përvitshme nga Deliart dhe Petri Bozo.

SHKARKO APP