Miss Univers Kosova ngec kur flet për vendin e saj,VIDEO po bën xhiron e rrjetit
Ditë më parë u mbajt në Bangkok, Tajlandë edicioni i radhës i konkursit të bukurisë “Miss Universe 2018”, ku 94 bukuroshe nga e gjithë bota garuan për kurorën e më të bukurës së Universit.
Duket se fatlumja ishte përfaqësuesja e Filipineve e cila arriti të mposhtë 93 vendet e tjera.

Ndërsa Kosovën këtë vit e përfaqësoi Zana Berisha e cila këto ditë ndodhej në Tajlandë.
Në traditën e Miss Univers që çdo vit 94 bukuroshet prezantojnë veten ose flasin për vendin e tyre Miss Kosova është gjendur e papërgatitur kur ka folur për vendin e saj.
‘Klan Kosova’ ka vërejtur se në video Zana thoshte vazhdimisht ‘Kosova është një vend i vogël, domëthënë… ka popullsi të vogël, nuk është vend i madh’.
Sipas modeles Kosova është shumë mirë pas luftës dhe kësaj të fundit i referohet në shumës si ‘luftra’.


KOHA JONË SONDAZH

