Mjeku i mbretit të popit: Jackson ishte gjallë kur shkoi në spital

Mjeku i mbretit të popit, Michael Jackson është kthyer në një personazh ku përpos deklaratave kontradiktore, ai vijon ende të shokojë me dëshmitë e tij. Conrad Murray u dënua për vrasje të paqëllimshme, pasi disa nga ilaçet (kryesisht Propofol) që i dha legjendës së muzikës pop, u cilësuan si shkaktare për vdekjen e tij. Mjeku është rrëfyer se Michael ishte gjallë kur arriti në spital, pavarësisht se mjekët e deklaruan klinikisht të vdekur. Për rrjedhojë, nëse këto akuza do të vërtetoheshin, historia e vdekjes së mbretit të popit do të rishkruhej sërish.

SHKARKO APP