Modeli më i popullarizuar i xhinseve për vjeshtë:
Qe se si do t’i vishni
Sipas ekspertëve të modës, pantallonat nga teksasi të modelit baggy do të dominojnë.
Trendët e rinj të modës qartë kanë bërë me dije që koha e modeleve të xhinseve të ngushta, skinny ka kaluar, së paku përkohësisht.
Në vend të tyre janë modelet shumë më të rehatshme, të cilat janë bërë posaçërisht të popullarizuara gjatë këtij viti
Xhinset me prerje të gjerë pushtuan shpejt modën e rrugës dhe modelet me këmbë më të shkurtra u prezantuan si një pamje mjaft trendi.
As yjet e Hollywoodit nuk i rezistuan këtij modeli, kështu që Hailey Bieber, Dua Lipa, Gigi dhe Bella Hadid nuk ndahen nga këto veshje të preferuara të tyre, të cilat përshtaten në mënyrë të përsosur në stilet e tyre të veshjes.
Kështu bashkëshortja e Justin Bieberit u pa me një modeli me tegela, të cilin e shoqëroi me një pallto të gjatë lëkure të zezë dhe një bluzë të shkurtër të bardhë që ishin një kontrast i shkëlqyer.
Nga ana tjetër, Gigi Hadid vesh një model të frymëzuar nga stili i kargos, kurse Tracee Ellis Ross tregon qartë se ky stil u përshtatet të gjitha brezave.
Ky model xhinsesh mund t’ju shërbejë shumë mirë si bazë për stilim kreativ të përditshëm, por me një palë taka të mira dhe një bluzë më elegante apo një bluzë me shkëlqim, do t’ju bëjë yll të mbrëmjes kudo që të shfaqeni.