Modeli shqiptar me vajzën e Michael Jackson

Shqiptarët çdo ditë që kalon po dëshmojnë se akulli i dikurshëm me botën tashmë është thyer. Nëse deri dikur si popull njiheshim për emigracionin ilegal dhe vepra jo fort të mira, depërtimet në botë dhe miqësitë me njerëz tashmë janë shndërruar në rutinë.

Kemi parë plot shqiptarë në krah të këngëtareve e modeleve, por deri sot, vetëm një model ka arritur të takojë dikë nga familja e ikonës botërore të ndjerë, Michael Jackson. Ka qenë Mirlind Morina ai që ka arritur së fundmi të takohet me vajzën e mbretit të muzikës pop, Paris Jackson.

Përshtypjet e këtij takimi me 19-vjeçaren, modeli shqiptar i ka treguar në rrjete sociale, ku ka shprehur kënaqësinë për mundësinë e takimit. Morina është nga Rahoveci, me banim në SHBA.

SHKARKO APP