Modelja 23-vjeçare pranon se pozon nudo për…(VIDEO)

Margaret Shllaku është një nga modelet më të mira. Ajo është shpallur ”Fotomodelja më e mirë në botë”, në një konkurs ndërkombëtar në Paris.

E ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …” në emisionin Ditë e Re, modelja është shprehur se nëse do ti vinte një ofertë me një shumë të majme për të pozuar nudo do ta pranonte. Ajo tha se të jesh në fushën e modelimit nuk duhet të kesh komplekse.

“Nudo është fjalë që njerëzit e keqkuptojnë. Njerëzit mendojnë se është diçka vulgare, por fotot nudo kanë atë suksesin e vet dhe normalisht paraqiten për diçka, ka një arsye që realizohen dhe jo vetëm për të joshur apo për të bërë bujë. Kështu që pse jo, nuk jam kundra. Nuk i kam këto komplekse. Në fushën e modelimit nuk duhet të kesh komplekse”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Margaret është shprehur se i pëlejnë disa modele shqiptare si Emina Cunmulaj, por që nuk i pëlqen të kopjojë apo të dikë por është vetvetja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të kopjoj dikë? Jo nuk më pëlqen të kopjoj. Jam vetvetja gjithmonë. Nga shqiptaret më pëlqen Emina Cunmulaj, është modele e kompletuar. Ajo për mua është perfeksoin më vete, por jo se kam kopjuar atë apo dikë tjetër”. Zemrën e fotomodeles nuk e ”rrëmbyer” akoma asnjë njeri. “Nuk ma ka bërë zemra bam por shpresoj të ma bëjë”.

Dite e re - Në çantën e 'Fotomodeles më të mirë në botë", Margaret Shllaku

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?