Modelja 38-vjeçare shfaqet seksi në plazh

Modelja polake Joanna Krupa ka zgjedhur që ti kalojë pushimet verore në ishujt grekë ku edhe ka qenë në qendër të vëmendjes.

Ylli 38-vjeçar i pasarelave është shfaqur shumë tërheqëse dhe seksi. E veshur me bikini ngjyrë të zeza Joanna nxorri në pah format e saj trupore perfekte.

Bukuroshja ishte e shoqëruar nga një grup shokësh përfshirë ish yllin e Housewives of Miami dhe stilistin Dawid Wolinski, i cili është gjithashtu polak.

Ajo duket se po argëtohet shumë në Mykonos dhe po përpiqet të kalojë dhimbjen nga ndarja me ish bashkëshortin e saj Romain Zago, me të cilin kishte 4 vite e martuar. Ndarja e tyre erdhi per shkak se 44-vjeçari kërkonte të kishte fëmijë ndërsa Joanna nuk e dëshironte këtë gjë për shkak se për të prioritet ishte puna.

SHKARKO APP