Modelja bukuroshe tradhtohet nga i fejuari, por jo me një femër
Mund të jesh ndër modelet më të bukura, seksi, me forma dhe e pashme, por kjo nuk do të thotë se mund të shpëtosh nga tradhëtitë. Është kjo historia e Madalina Secuianu, një modele rumune 25 vjeçare nga Bukureshti. I fejuari i saj përfundoi në burg për grabitje ndaj një argjendari të cilit i mori 23 kilogramë flori. Dënimi ndaj tij parashikonte 10 vite burg, por për sjellje të mirë u reduktua në tre dhe Madalina si një femër e dashuruar e priti për dy vjet. Dy vjet gjatë të cilëve pohoi se nuk kishte shkuar me askënd tjetër dhe as që kishte ndërmend ta tradhëtonte të fejuarin. Lidhur me të fejuarin e saj qarkullonin zëra për tradhti, por modelja nuk i besonte, “Nuk ishte gay dhe për më tepër i kisha premtuar se do e prisja sa do gjatë që të qëndronte pas hekurave”. Gradualisht Madalina vuri re se i fejuari i saj tregohej gjithnjë e më i largët dhe më pak i interesuar pas saj gjatë takimeve në burg. Dhe në fund dyshimet e saj u provuan, pasi i fejuari gjatë një takimi i pohoi se ishte lidhur me shokun e qelisë dhe e tradhtonte me të.