Modelja dënohet me 15 vite burg, u kap me drogë

Lidhur me akuzat për trafik droge, një modele kolumbiane 23 vjeç është dënuar me 15 vite burg dhe me një gjobë prej 2284 paund. Mediat kineze raportuan se ajo mbante 610 gram drogë, 49 % e së cilës ishte kokainë. Juliana Lopez, fituesja e konkursit kolumbian të bukurisë drejtonte një butik mode, ishte prezantuese e një programi televiziv dhe një lojtare profesioniste futbolli. Gjithshka u rrëzua, pasi më 18 korrik 2015 ajo u ndalua nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun, teksa transportonte kokainë, të cilën e kishte mbështjellë në një qese dhe e kishte fshehur brenda laptopit të saj.

SHKARKO APP