Modelja e njohur Eva Herzigova tregon eksperiencën e saj me Covid-19: Simptoma të reja shfaqen çdo ditë
Showbiz E Premte, 18 Dhjetor 2020 18:35
Modelja e njohur Eva Herzigova ka rezultuar pozitive në testin e fundit të COVID-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.
Herzigova publikoi një foto në të cilën shfaqet e shtrirë në shtrat dhe ku duken qartë shenjat e lodhjes.
”Gjithçka filloi me të dridhura të çmendura dhe lodhje fizike. Po pushoj sa më shumë që të jetë e mundur pasi simptoma të reja shfaqen çdo ditë. Dhe përsëri trupi im po i lufton”.