Modelja e njohur shqiptare, dedikim emocionues bashkëshortit

Modelja e njohur Emina Cunmulaj ka disa kohë që po shijon disa pushime me jahtin e saj dhe të bashkëshortit Sam Nazarian. Ajo ka udhëtuar në Maqedoni, Mal të Zi dhe së fundmi në ishujt grekë. Teksa kanë eksploruar disa nga brigjet më të bukura, dje ata festuan edhe një ditë shumë të veçantë. Sam, bashkëshorti i Eminës, festoi ditëlindjen dhe ky ishte një çast ideal që kjo e fundit të shprehë disa fjalë zemre, siç bën zakonisht në postimet e saj në rrjete sociale. Teksa ka postuar një foto nga këto pushime, Emina shkruan: “Djali i ditëlindjes, dashuria ime. Sot unë festoj njeriun e pazakontë që ti je: i dashur, i kujdesshëm, zemërmirë, punëtor dhe një burrë shumë ambicioz. Vajza jonë, Ella Faria dhe unë jemi me shumë fat që të kemi ty si themelin e familjes sonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka përfunduar ajo.

SHKARKO APP