Modelja e Playboy, Price rrëfen se çfarë ndodhte brenda rezidencës se Hugh Hefnerit
Ndërsa lajmi i vdekjes së Hugh Hefner-it u shfaq në mediat më prestigjioze në botë, shumë të famshëm kryesisht modelet e revistës së tij Playboy kanë ndarë kujtimet me të, kujtime të dashura, por edhe disa kujtime pakëz të çuditshme.
Dhe këto të fundit vendosi ti rrëfejë ish modelia Katie Price. Tashmë 38 vjeç, Katie ka folur për kohën kur e shikonte Hef të kryente marrëdhënie seksuale me të dashurat e tij, gjatë kohës që qëndronte në rezidencën e Playboy.
Ajo foli për të tjerat por metro shkruan se ajo nuk e përfshin veten e saj në këtë çështje, pavarësisht se ka foto duke u puthur me të.
Referuar The Sun, Katie po tregonte ‘anekdota’ para audiencës në Liverpool, para se të mësonte se 91-vjeçari kishte vdekur nga shkaqe natyrore. Ish modelia seksi është shfaqur në koverin e Playboy në vitin 2002, e ku më pas kishte qëndruar gjashtë javë ne rezidencën e tij.
Katie thotë se kur Hefner e propozoi të behej e dashura e tij, ajo nuk pranoi sepse nuk donte të përzihej me modelet e tjera.
“U frikësova në fillim. Ai më kërkoi të bëhesha e dashura e tij, por që të bëhesha e dashura e tij duhet të bëja një marrëveshje ligjore. Unë nuk mund ta bëja”.
Megjithatë ajo u bë pjesë të paktën duke parë ( siç thotë ajo) shen e tij duke bërë seks me të dashurat e
tij të gjitha të reja. “Të hënë, të mërkurë dhe të premte, të gjithë dilnim dhemb pas shkonim tek dhoma e tij”.
Por përkundër këtyre kujtimeve ajo thotë se ishte një njeri i dashur për të gjithë dhe se u hidhërua kur mori vesh lajmin. Aty ku formoi Perandorinë, aty vdiq. Hefner ndërroi jetë në rezidencën Playboy në moshën 91 vjeçare më 28 shtator. Ndër njerëzit që ofruan ngushëllimet ishte Pamela Anderson, Kim Kardashian.