Modelja, horror vetëm për 6 ditë për famë
Një nga të dyshuarit për rrëmbimin e modeles britanike Chloe Ayling po lufton ekstradimin në Itali pasi avokati i tij pretendon se gjithcka u bë për famë. “Kjo do përbënte një keqpërdorim të seancës gjyqësore nëse do kishte fakte se bëhet fjalë për publicitet. Ky rast ka disa anomali që dalin në përfundimin se autoritetet italiane janë mashtruar”, i tha avokati gjykatësit. Nuk dihet nëse gjithcka ishte planifikim i saj, pasi nuk ka bërë asnjë reagim për këtë rast. Chloe Ayling u rrëmbye nga një bandë, që u vetëquajt “Vdekja e Zezë”, pasi u mashtrua se do bënte xhirime për një agjenci modeling. Lukasz Herba që u akuzua si kreu i bandës është në Itali, duke thënë se nuk e dinte që ishte pjesë e një krimi. 20-vjeçarja u mbajt gjashtë ditë në Milano, derisa rrëmbyesit kuptuan se ishte nënë e dy fëmijëve dhe e liruan. Sipas saj, ato i kishin dhënë injeksione në krah për ta droguar dhe kishin qëllim që ta shisnin online si skllave seksi për 350 mijë dollarë.