Modelja Iskra Lawrence: Thelbi është të jesh i moderuar

Ajo është një nga modelet që ka goditur industrinë e modës duke lënë të kuptohet që jo vetëm të jesh e hollë do të thotë që je e bukur apo bën për modele.

Iskra Laurence nga Vorcestershire, tani është një model shembul për femrat e reja që kanë më shumë kg se sa duhet.

Në moshën 26 vjeçare ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format e saj si dhe me vendosmërinë për t’u futur në industrinë e modës pavarësisht se i thanë se është shumë e shëndoshë.

Por, Iskra ka mësuar ta dojë trupin e saj dhe madje punon për ta mbajtur në formë.

Ajo tregon se çelësi i suksesit për një trup të mirë është të jesh i moderuar, që do thotë se nuk është e nevojshme të bësh palestër çdo ditë apo të jesh gjithnjë i rregullt me ushqimin.

iskra2 iskra3 iskra4

SHKARKO APP