Modelja kosovare në gjurmët e Adriana Limës
Donika Mëziu është modelja më e kërkuar në Kosovë për momentin.
Kjo vjen falë bukurisë dhe formave perfekte trupore, por edhe një veçantie tjetër.
Bukuroshja shqiptare e cila u lind në Gjermani por është rritur në Kosovë, është pjesë e agjencionit Model MNG by Dhurata Lipovica, dhe ajo çka e veçon atë nga modelet tjera është ngjashmëria me modelen e njohur të Victoria Secret – Adriana Lima.
Kjo ngjashmëri madje ka bërë që ajo të komentohet shumë dhe të jetë tejet e kërkuar jo vetëm në Kosovë por edhe më tej. 18 vjeçja e cila këto ditë kishte edhe mbrëmjen e maturës, është bërë edhe pjesë e një videoklipi ndërkombëtar. Bëhet fjalë për këngën ‘Mama’ e cila erdhi nga artistët botërorë Jonas Blue dhe Will Singe.
Ajo gjithashtu është fytyrë e Studio Sellmës për tutorials e reklamim të produkteve ku edhe në këtë pjesë ajo mbetet figura më e dashur për adhuruesit e grimeres së njohur kosovare. Ndërsa dizajnerë të shumtë e kanë bërë pjesë të fotosesioneve ku e fundit është edhe Drenusha Xharra e cila ia ka realizuar edhe fustanin e mbrëmjes së maturës.
Donika ka qenë edhe pjesë e serialit ‘Çka ka shpika’ dhe ‘Egjeli’ duke e dëshmuar kështu edhe një anë tjetër të saj, aktrimin. / KultPlus.com