Moderatori i kërkon falje publikisht Ariana Grande

Moderatori i njohur britanik, Piers Morgan i ka kërkuar falje publike këngëtares Ariana Grande pas perfomancës së saj të dielën në Manchester. Kur ndodhi sulmi tragjik, ai e paragjykoi për faktin se ajo u largua për të shkuar në vendin e saj pa qëndruar pranë viktimave. Por vetëm pas pak ditësh ajo i rikthye për një koncert madhështor, përfitimet e së cilës shkuan për të gjitha familjet që u prekën nga sulmi i 22 majit. “E dashur Ariana! Të jem i sinqertë, nuk dija shumë rreth teje para sulmit në Manchester. Sigurisht që e dija se ishe një nga këngëtaret e reja të popit. Por unë nuk di asnjë nga këngët e tua dhe po të shihja në rrugë, nuk do të të njihja. Para dy javëve, isha shumë i zemëruar me ty sepse u largove për në Florida vetëm pak orë pas shpërthimit. Isha  i nxehur prej faktit se ngjarja e tmerrshme mori shumë jetë. Më shumë u zemërova kur pashë se mbretëresha 91-vjecare gjeti kohë që t’i vizitonte të gjithë, ndërsa ti u largove. Vazhdoj të mendoj se ishte e gabuar që u largove nga vendi shumë shpejt. Por unë pashë koncertin tuaj dhe u inspirova shumë. Në qendër të të gjithëve ishe ti, Ariana që qëndroje e fortë para një situate të rrezikshme. Isha gabim, të paragjykova, ke kaq shumë kuroja dhe më fal që dyshova”, përfundoi ai. Ndërkohë, këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim për këtë gjë, por koncerti i saj ‘One Love Manchester’ ku morën pjesë shumë yje botërorë rezultoi i suksesshëm dhe pa dëme, ku përfitimet prej më shumë se 2 milionë dollarësh iu dhuruan familjeve.

SHKARKO APP