Moderatori shqiptar flet për planet e martesës
Prej muajsh tashmë mediat janë duke shkruar për dasmën e moderatorit të njohur kosovar Labinot Gashi dhe të fejuarës së tij Qendrës. Blitz.al ka kontaktuar me Labin, i cili ka treguar se në fakt deri tani nuk ka asgjë konkrete mbi martesën e tij.
“Unë nuk kam vendosur dhe as kam bërë ndonjë përgatitje në lidhje me dasmën time. E kam përmendur që ndoshta do të jetë në tetor por a do të mundem të përgatitem në këtë muaj nuk dihet akoma. Kjo sepse aktualisht jam duke përmbyllur sezonin e dasmave dhe koncerteve dhe pastaj emisionin”,- është shprehur moderatori i njohur i “Një kafe me Labin”.